Shqetësuese, gjatë nëntorit humbën jetën 5 persona në aksidente trafiku

07.12.2021

Gjatë muajve të fundit në Kosovë kemi rritje të numrit të aksidenteve të trafikut, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Përmes një njoftimi, policia bën thirrje tek qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik pasi që shpejtësia vret. Vetëm gjatë muajit që lamë pas, në muajin nëntor në Republikën […]

Shqetësuese, gjatë nëntorit humbën jetën 5 persona në aksidente trafiku Foto: Ilustrim

Gjatë muajve të fundit në Kosovë kemi rritje të numrit të aksidenteve të trafikut, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Përmes një njoftimi, policia bën thirrje tek qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik pasi që shpejtësia vret.

Vetëm gjatë muajit që lamë pas, në muajin nëntor në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 5 persona në aksidente të trafikut.

Prej 5 personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku në Kosovë, një prej tyre ka qenë shofer, dy biçiklist dhe dy këmbësorë.

“SHOFER! TREGOHUNI TË VËMENDSHËM, MBANI DISTANCËN E SIGURISË!”

“Bazuar në statistikat e aksidenteve fatale të muajit nëntor 2021, është një situatë shqetësuese me një numër prej 5 personave,(1 shofer, 2 biçiklist dhe 2 këmbësor) që kanë humbur jetën në aksidente fatale”, thuhet në njoftimin e policisë.