Shqetësuese, 127 aksidente ndodhën në 24 orët e fundit në Kosovë
- 05.08.2022
- 0 komente
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 127 aksidente trafiku, një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 26 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 100 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Policia gjithashtu, ditën e enjte ka dënuar 2 mijë e 127 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 20 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 të tjerë në vuajtje të dënimit.

KOMENTE0
Leave a Reply