Shqetësime të reja në QKMF të Suharekës
Në Komunën e Suharekës po vazhdon keqtrajtimi i punonjësve nga pushteti aktual, kjo qasje puntorëve të QKMF-së në Suharekë u është kushtëzuar marrëdhënia e punës, po ashtu rreth 50 pjestarëve të personelit mjeksor të QKMF-së në Suharekë do të bëjnë nga 2 muaj punë pa pagesë. Ata duhet të punojnë dy muaj pa rroga, nëse […]
Në Komunën e Suharekës po vazhdon keqtrajtimi i punonjësve nga pushteti aktual, kjo qasje puntorëve të QKMF-së në Suharekë u është kushtëzuar marrëdhënia e punës, po ashtu rreth 50 pjestarëve të personelit mjeksor të QKMF-së në Suharekë do të bëjnë nga 2 muaj punë pa pagesë.
Ata duhet të punojnë dy muaj pa rroga, nëse duan t’u vazhdohen kontratat, përndryshe ata do të jenë të detyruar të largohen nga vendi i tyre i punës.
Disa prej tyre duke dashur të mbeten anonim nga frika e ndonjë ndëshkimi tjetër, ka njoftuar Sektorin për Informim të LDK- së në Therandë, se kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim dhe huti në radhët e punëtorëve shëndetësorë.
Këtë njoftim e bëri të ditur Dega e LDK-së në Therandë të cilët po i përcjellin me shqetësim këto zhvillime denigruese që burojnë nga pushteti aktual, të cilit i bën apel që të ndërpresë praktikat ilegale dhe t’i kthehet qeverisjes institucionale.