Shirokë, arrestohet hajni që vjedhi derën e një rrethoje të rezervuarit të ujit

31.03.2022

Pëditësim 12:50 Më datën 28 mars 2022, në orën 10:05, ankuesi, punëtor i kompanisë “Hidroregjioni Jugor” në Suharekë, ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë vjedhur derën e rrethojave metalike në rezervuarin e ujit në lagjen Shirokë të Suharekës. Sipas ankuesit dëmi i shkaktuar në këtë rast, arrin vlerën rreth 200 euro. Zyrtarët […]

Shirokë, arrestohet hajni që vjedhi derën e një rrethoje të rezervuarit të ujit Foto: Ilustrim
Pëditësim

12:50 Më datën 28 mars 2022, në orën 10:05, ankuesi, punëtor i kompanisë “Hidroregjioni Jugor” në Suharekë, ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë vjedhur derën e rrethojave metalike në rezervuarin e ujit në lagjen Shirokë të Suharekës. Sipas ankuesit dëmi i shkaktuar në këtë rast, arrin vlerën rreth 200 euro.

Zyrtarët policorë kishin filluar hetimet dhe pas një pune operative në identifikimin dhe zbulimin e kryesve të veprës penale ‘Vjedhje’, hetuesit kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshuarit.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshuari P.B., i lindur në vitin 1998.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë i cili e ka pranuar rastin e vjedhjes, po ashtu edhe dy raste të tjera të vjedhjeve. Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar, por pasi që i dyshuari ka dy urdhëresa arresti nga Gjykata, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit prej 27 ditësh burgim.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ishte bërë e ditur, se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë vjedhur një derë të një rrethoje të rezervuarit të ujit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 28 mars rreth orës 10:05 në fshatin Shirokë të Suharekës.

Ndërkaq, pas disa hetimeve të këtij rasti, Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

I dyshuari për shkak të dy urdhëresave aktive të lëshuara nga gjykata është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Raport shtesë, Fsh. Shirokë, Suharekë, 28.03.2022-10:05. Lidhur me rastin me datën 30.03.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti për shkak të dy urdhëresave aktive të lëshuara nga gjykatë është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.