Semetisht, disa persona dëmtojnë dritaret dhe shkallët e hyrjes së një objekti

05.04.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar shkallët e hyrjes së një objekti dhe dritaret. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 11:10 në fshatin Semetisht të Komunës së Suharekës. Po ashtu, nga policia kanë bërë të ditur se rasti […]

Semetisht, disa persona dëmtojnë dritaret dhe shkallët e hyrjes së një objekti Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar shkallët e hyrjes së një objekti dhe dritaret.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 11:10 në fshatin Semetisht të Komunës së Suharekës.

Po ashtu, nga policia kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

“Fshati Semetisht, Suharekë, 04.04.2022. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar shkallët e hyrjes së një objekti dhe dritaret. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.