Me datën 15 shtator Policia në rajonin e Prizrenit përkatësisht në Suharekë, në një rast ka sekuestruar një armë në pronësi ilegale.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në një rast në Suharekës pas një informacioni të marrë se në fshatin Duhël janë dëgjuar të shtëna nga një automjet me targa vendore, Policia menjëherë duke reaguar ka arritur të ndalojë automjetin e dyshimtë të tipit Audi me targa vendore dhe në këtë rast gjatë kontrollimit të personit A. K. i lindur në vitin 1981, në automjet ka gjetur një armë pistoletë e cila është sekuestruar.
Pas trajtimit të këtij rasti dhe njoftimit të prokurorit kujdestar, hetimet janë duke vazhduar në procedurë të rregullt.