Bastisja është zhvilluar në një shtëpi private në rrugën “Dëshmorët e Kombit” pas informacioneve dhe dyshimeve të bazuara për posedim ilegal të armës. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.

Në cilësinë e të dyshuarit për posedim të paautorizuar të armës është intervistuar një i mitur. Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndaj të miturit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.