Me datë 17.04.2024, rreth orës 23:35, orës 22:39, është marre informate se në sheshin Shatërvan në Prizren është një kanosje, ku dyshohej se është ekspozuar edhe arma e zjarrit.
Patrulla policore ka dal në vend ngjarje, në vend ngjarje kanë ndaluar të dyshuarin dhe disa dëshmitare, ndërsa personi tjetër (fillimisht i cilësuar si viktimë) i përfshirë në rast ishte larguar nga vendi në drejtim të panjohur.
Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur një shkrepës në formë të armës-pistoletë, e cila është sekuestruar nga krim teknika.
Me datën 17/04/2024 ne ora 10:30 i dyshuari O.M. (fillimisht i cilësuar si viktimë) është paraqit ne Stacionin Policor të Prizrenit, i cili para hetuesve ka deklaruar se ditën e incidentit me vete e ka pas një armë pistoletë dhe të njëjtën pistolete ja kishte marr i dyshuari Sh.Sh. me të cilën edhe e kanosur atë e nuk e kanosur me armën-pistoletën (Shkrepës).
Deri te incidenti kishte Incidenti kishte ndodhur në lidhje me një borxh që viktima ia kishte të dyshuarit Sh.Sh.
Ne lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili urdhëron që rasti të hetohet në procedurë te rregullt.
Në ndërkohë edhe pistoleta e përmendur , Zoraki 99 mm me 6 (gjashtë) fishkë, është gjet dhe është sekuestruar.
Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe “Kanosje”.