Në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore, policia ka ushtruar kontroll në një shtëpi në fshatin Mazgit të Obiliqit. Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.

Policia ka njoftuar se ndaj personit të dyshuar janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe është hapur rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim paautorizuar i armëve”.

Sipas njoftimit të policisë, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.