LVV
PDK
LDK
AAK

Rruga e fshatit Tërrnje e pa kalueshme nga bora

10.01.2019

Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar gjatë natës së djeshme e janë aktive akoma kanë vështirësuar jashtëmase komunikacionin në të gjitha fshatrat e komunës sonë, ku në fshatin Tërrnje asnjë automjet nuk mund ta kalojë rrugën lehtë pa i përdorur pajisjet dimërore ku qdo moment po vështirësohet gjendja në atë fshat. Edhe pse […]

Rruga e fshatit Tërrnje e pa kalueshme nga bora

Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar gjatë natës së djeshme e janë aktive akoma kanë vështirësuar jashtëmase komunikacionin në të gjitha fshatrat e komunës sonë, ku në fshatin Tërrnje asnjë automjet nuk mund ta kalojë rrugën lehtë pa i përdorur pajisjet dimërore ku qdo moment po vështirësohet gjendja në atë fshat.

Edhe pse reshjet ishin paralajmëruar ditë më parë, bora siç duket Komunën e Suharekës e ka zë të pa përgatitur, ku një qytetar ka njoftuar redaksinë tonë ‘Suhareka Online’ ku tha se në fshatin Tërrnje nuk ka mundësi të kalojë asnjë automjet, ku bora ka mbuluar të gjithë rrugën dhe nuk është pastruar ende.

Por edhe nëpër fshatrat të tjerë qarkullimi i automjeteve është tejet i vēshtirë dhe njëkohësisht apelojmë te qytetarët të kenë kujdes dhe të bartin në automjete pajisjet e dimrit gjatë qarkullimit.

Etiketat

Ofertat e fundit