Rritet numri i aksidenteve në trafik, brenda 24 ore regjistrone 75 – Një në rrugën Savrovë-Bukosh

24.12.2022

Dita e premte duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre. Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave. Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e […]

Rritet numri i aksidenteve në trafik, brenda 24 ore regjistrone 75 – Një në rrugën Savrovë-Bukosh Foto: Ilustrim

Dita e premte duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre.

Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave.

Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e qytetarëve, bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve të trafikut dhe numri i tiketave të shqiptuara.

Andaj, nga ky raport bëhet e ditur se gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 75 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Duke krahasuar me ditët e kaluara të javës, figuron se numri i aksidenteve në trafik ditën e premte është rritur.

Gjatë ditës së premte 21 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 44 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka shqiptuar edhe 1,429 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Rikujtojmë se dje një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Savrovë-Bukosh, ku dy vetura janë goditur me njëra tjetrën, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona (dy drejtuesit e automjeteve dhe një femër pasagjere) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.