Rrihen mes vete 6 persona në Prizren, prej tyre 3 mbesin të lënduar ndërsa tre të tjerë arrestohen

20.01.2023

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje e cila ka ndodhur të enjten në Prizren. Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dje rreth orës 12:30, gjatshtë persona janë rrahur mes vete, ku si pasojë e sulmit fizik kanë mbetur të lënduar tre prej tyre, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur […]

Rrihen mes vete 6 persona në Prizren, prej tyre 3 mbesin të lënduar ndërsa tre të tjerë arrestohen Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje e cila ka ndodhur të enjten në Prizren.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se dje rreth orës 12:30, gjatshtë persona janë rrahur mes vete, ku si pasojë e sulmit fizik kanë mbetur të lënduar tre prej tyre, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Haki” në Prizren.

Poashtu, është bërë e ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe se rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Hafez Ismail Haki, Prizren 19.01.2023-12:30. Tre viktimat  meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovar. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.