Rrëzohet në vendin e punës një punëtor i ndërtimit në Prizren, dërgohet në spital
- 25.03.2023

Një burrë është rrëzuar duke punuar në një kompani të ndërtimit në Prizren.
Viktima, siç njofton Policia e Kosovës është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
Poashtu, bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore.
Rasti është në procedurë hetimore dhe po trajtohet si “asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse”.