Rrahu nusen e djalit, arrestohet i dyshuari në Prizren

11.01.2023

Rastet e dhunës në familje, në Kosovë nuk kanë të ndalur, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e policisë, ku çdo ditë po raportohet për këto raste të cilat vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet e shtetit. Nga raportet e policisë, dërguar mediave bëhet e ditur se fatkeqësisht viktimat e dhunës […]

Rrahu nusen e djalit, arrestohet i dyshuari në Prizren Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje, në Kosovë nuk kanë të ndalur, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e policisë, ku çdo ditë po raportohet për këto raste të cilat vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet e shtetit.

Nga raportet e policisë, dërguar mediave bëhet e ditur se fatkeqësisht viktimat e dhunës në familje janë kryesisht femrat.

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Stacionin Policor në Prizren në mbrëmjen e së hënës, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se të hënën rreth orës 23:50 është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të tij.

Policia njofton se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe i është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prizren 09.01.2023 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit viktimës femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.