Rrahu djalin e saj 13 vjeçar, arrestohet një grua në Prizren

17.01.2023

Një fenomen me të cilin po tronditet shoqëria kohëve të fundit, është keqtrajtimi dhe dhuna fizike ndaj fëmijëve nga prindërit e tyre. Një rast i tillë është raportuar në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se të hënën rreth orës 02:00 është arrestuar një grua në Prizren….

Rrahu djalin e saj 13 vjeçar, arrestohet një grua në Prizren

Një fenomen me të cilin po tronditet shoqëria kohëve të fundit, është keqtrajtimi dhe dhuna fizike ndaj fëmijëve nga prindërit e tyre.

Një rast i tillë është raportuar në Stacionin Policor në Prizren, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se të hënën rreth orës 02:00 është arrestuar një grua në Prizren.

Personi në fjalë sipas policisë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 13 vjeçar.

Poashtu, thuhet se e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren, 16.01.2023 – 02:00. Është arrestuar e dyshuara  kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të moshës 13 vjeç, viktimës mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.

Etiketat

Ofertat e fundit