Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur të enjten në Suharekë.
Pasiqë rasti është raportuar në Policinë e Kosovës është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Suharekë 31.10.2024 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.