Rrahje në një lokal në Prizren, policia arreston një nga të dyshuarit

24.03.2022

Më datën 24 mars 2022, në orën 01:15, Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën “Ismajl Kryeziu”, në lagjen Arbanë të Prizrenit, në një lokal të natës, ka ndodhur një sulm fizik në mes të dy personave. Pas marrjes së informatës për sulm fizik, policia ka arritur në vendin e ngjarjes ku […]

Rrahje në një lokal në Prizren, policia arreston një nga të dyshuarit Foto: Ilustrim

Më datën 24 mars 2022, në orën 01:15, Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën “Ismajl Kryeziu”, në lagjen Arbanë të Prizrenit, në një lokal të natës, ka ndodhur një sulm fizik në mes të dy personave.

Pas marrjes së informatës për sulm fizik, policia ka arritur në vendin e ngjarjes ku në një lokal nate kishte patur një përleshje fizike në mes dy personave.

Me këtë rast njësitet policore të stacionit policor në veri të Prizrenit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ku edhe është bërë identifikimi i të dyshuarit në këtë rast.

Xh.B., i lindur në vitin 1980.

Viktima kishte pësuar lëndime nga goditjet me grushte në fytyrë dhe i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.