Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Suharekës pasiqë dyshohet se kishte përdorur dhunë ndaj një femre.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se të enjten në Suharekë rreth orës 13:30 një femër ka pranuar tretman mjekësor pas dhunës së ushtruar nga i dyshuari mashkull.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte përdorur dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, ku viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet në raport.