Rekord i “zi”, brenda 24 ore në Kosovë regjistrohen 85 aksidente trafiku

04.05.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së mërkurë raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

Rekord i “zi”, brenda 24 ore në Kosovë regjistrohen 85 aksidente trafiku Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së mërkurë raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë janë regjistruar 85 aksidente trafiku, numër ky rekord krahasuar me ditët e kaluara të javëve të fundit.

Poashtu, policia ka njoftuar se 28 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 57 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.804 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.