Reagon LDK e Suharekës: Trotuaret jashtë funksionit!
- 10.01.2019

Për shkak të sasisë së madhe të borës dhe mospastrimit të saj nga organet gjegjëse, shumica e trotuareve janë jashtë funksionit.
Si pasojë e këtyre rrethanave këmbësorët detyrohen të ecin nëpër rrugën e rezervuar për qarkullim të automjeteve, duke rrezikuar sigurinë e tyre.
Sektori për Siguri i Degës së LDK-së në Therandë, i bën apel qytetarëve të komunës sonë që të kufizojnë lëvizjet e tyre deri në sanimin e gjendjes!
