Sipas raportit të Policisë së Kosovës brenda 24 orëve kanë ndodhur 39 aksidente, ku 19 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 20 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës njoftoi se ka shqiptuar 1019 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave.

Policia e Kosovës njoftoi se kishin arrestuar edhe 19 persona, ku 13 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa dy persona janë në vuajtje të dënimit.