Stacioni i autobusëve në Suharekë frekuentohet nga një numër i madh i qytetarëve e sidomos nxënësve gjatë ditëve të shkollës.
Andaj numri i madh i këtyre udhëtarëve doemos që kërkon edhe angazhim më të madh nga personeli që përkujdeset për mbarëvajtjen dhe pastërtinë e stacionit.
Si shumica e stacioneve të tjera edhe stacioni i autobusëve në Suharekë ofron WC-të publike.

E për këto të fundit disa biznese afër WC-ve shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj erës kundërmuese që vjen nga këto WC.
Një qytetar ka dërguar disa fotografi të gjendjes aktuale dhe njëkohësisht ka kërkuar nga organet kompetente që të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës të këtyre WC-ve.