Punonjës i Policisë së Kosovës arrestohet në Prizren për “ngacmim seksual”

para 15 dite

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një punonjës të Policisë së Kosovës nën dyshimin për veprën penale “ngacmim seksual”.

Punonjës i Policisë së Kosovës arrestohet në Prizren për “ngacmim seksual” Foto: © Hallka Marketing Agency

Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për A. G., i cili shërbente si mirëmbajtës i objektit të Policisë në Prizren.

Sipas njoftimit të IPK-së, dyshohet se i arrestuari, për një periudhë dy-javore, ka ushtruar ngacmim ndaj një të miture në afërsi të shkollës së saj.

Me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Njëkohësisht, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij nga detyra. Rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.

Etiketat

Ofertat e fundit