Kjo është bërë e ditur nga vet Prokuroria Speciale, sipas të cilës kundër të pandehurve rëndojnë veprat si: fajde, detyrim, kanosje, armëmbajtje pa leje.

“Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave penale: Fajdeja nga neni 331 par. 3 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Detyrim nga neni 328 par. 2 të KPRK, Kanosje nga neni 181 par. 1 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.2 i KPRK-së” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kujtojmë së ditë më parë në një aksion policor me urdhërë të prokurorisë janë arrestuar gjashtë persona në regjionin e Prizrenit për të njëjtat vepra penale.