Prokuroria Prizrenit ndalon një të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për një tjetër

02.12.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 45 aktakuza kundër 46 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 5 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave, të […]

Prokuroria Prizrenit ndalon një të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për një tjetër Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 45 aktakuza kundër 46 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 5 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të  veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) persona, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.