Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave

14.06.2023

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza kundër 69 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 18 persona dhe janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza kundër 69 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 18 persona dhe janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme’’.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.