Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë kundër një personi të dyshuar

03.11.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetetri (33) aktakuza kundër dyzetenjë (41) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë kërkesa për caktim të […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë kundër një personi të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetetri (33) aktakuza kundër dyzetenjë (41) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori është ngritur një aktakuzë kundër  një personi.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë