Prokuroria e Prizrenit ngrit 9 aktakuza kundër 12 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale

22.11.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër 69 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 9 persona, si janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 6 persona, të […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 9 aktakuza kundër 12 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër 69 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 9 persona, si janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 6 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 9 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, për shkak të veprës penale “Ngacmimi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.