Prokuroria e Prizrenit ngrit 8 aktakuza dhe kërkon paraburgimin e një personi

05.04.2022

Siç bëhet e ditur, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 8 aktakuza dhe kërkon paraburgimin e një personi Foto: Ilustrim

Siç bëhet e ditur, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.