Prokuroria e Prizrenit ngrit 6 aktakuza kundër 9 personave dhe kërkon paraburgimin e dy të tjerëve

13.01.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë trembëdhjetë (13) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 6 aktakuza kundër 9 personave dhe kërkon paraburgimin e dy të tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë trembëdhjetë (13) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të gjashtë penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për veprën penal “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 i KPK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. Një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPK-së, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 të KPRK-së.

Aktakuzat:    

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të gjashtë penale.                                 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.     

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.    

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 i KPRK-së.     

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” nga neni 382 i KPRK-së.