Prokuroria e Prizrenit ngrit 6 aktakuza kundër 6 personave

06.10.2021

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 6 aktakuza kundër 6 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.