Prokuroria e Prizrenit ngrit 5 aktakuza kundër 6 personave

09.06.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 5 aktakuza kundër 6 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Aktakuzat:     

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 dhe “Dhuna në Familje” nga neni 248 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.    

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 i KPRK-së.