Prokuroria e Prizrenit ngrit 15 aktakuza kundër 15 personave

31.08.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetegjashtë (86) aktakuza kundër njëqindeshtatë (107) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi. […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 15 aktakuza kundër 15 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetegjashtë (86) aktakuza kundër njëqindeshtatë (107) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.