Prokuroria Themelore në Prizren ka pasur një aktivitet të shtuar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të lëshuar nga kjo prokurori, janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Përveç aktakuzave të ngritura, Prokuroria e Prizrenit ka parashtruar edhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Shumica e aktakuzave të ngritura janë për vepra penale që lidhen me dhunën, siç janë “Dhuna në familje”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”. Përveç këtyre, janë ngritur edhe aktakuza për vepra të tjera si “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, “Rrezikimi i trafikut publik”, “Ndërtimi pa leje”, “Vjedhja” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.