Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar nëntë (9) persona, janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personve të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për veprat penale si në vijim:
Nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shtija e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.