Prokuroria e Prizrenit ngrit 14 aktakuza kundër 14 personave

16.09.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur shtatëdhjetepesë (75) aktakuza kundër tetëdhjetegjashtë (86) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona. Po ashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave dhe […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 14 aktakuza kundër 14 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur shtatëdhjetepesë (75) aktakuza kundër tetëdhjetegjashtë (86) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona.

Po ashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave dhe dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,     
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,      
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,  
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Fshehja e dokumenteve të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose trafikimit me njerëz” dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoges”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.