Prokuroria e Prizrenit ngrit 12 aktakuza kundër 14 personave të dyshuar

20.12.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 52 aktakuza kundër 59 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 7 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, si […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 12 aktakuza kundër 14 personave të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 52 aktakuza kundër 59 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 7 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, si dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.” thuhet në njoftim.