Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e katër (4) telefonave dhe një (1) laptop. Një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të tre (3) telefonave, për shkak të dyshimit se janë përdorur për t’u kryer vepra penale “Trafikimi me njerëz”. Një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një (1) telefoni dhe një (1) laptopi, për shkak të dyshimit se janë përdorur për t’u kryer vepra penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.