Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 11 personave

19.10.2021

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 11 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburigmit kundër tre (3) personave, si dhe, ka ngritur tetë (8) aktakuza kunder tetë  (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Pengimi i procesit të votimit” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumentve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.