Prokuroria e Prizrenit ndalon tre persona dhe ngrit dy aktakuza kundër dy të tjerëve

08.02.2022

Ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 17 persona dhe janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 8 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar në […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon tre persona dhe ngrit dy aktakuza kundër dy të tjerëve Foto: Ilustrim

Ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 17 persona dhe janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 8 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme, nën dyshimin e bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari tjetër ka kryer veprën penale “Ngacmimi”  sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për veprat penale si në vijim:

Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Sulmi”.