Prokuroria e Prizrenit ndalon tre persona dhe ngrit 4 aktakuza kundër 11 të tjerëve

12.08.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar njëzetenjë (21) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon tre persona dhe ngrit 4 aktakuza kundër 11 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar njëzetenjë (21) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndyrshme penale, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave. 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona në dy raste të ndryshme, nën dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave  zyrtare”;
Një (1)  aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”.