Prokuroria e Prizrenit ndalon për 48 orë dy të dyshuar, njëri nga Suhareka
- 16.01.2023

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 7 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme, raporton SuharekaOnline.
“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”sipas KPRK-së.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
I dyshuari për përdorim të armës sipas policisë është një 21 vjeçar nga Maqiteva e Suharekës.