Prokuroria e Prizrenit ndalon për 48 orë dy persona, kërkon paraburgimin e tre të tjerëve dhe sekuestrim të përkohshëm

09.08.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, prokurori […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon për 48 orë dy persona, kërkon paraburgimin e tre të tjerëve dhe sekuestrim të përkohshëm Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona. Po ashtu, nga kjo prokurori është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Tentim vrasje”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga departamenti i përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të arsyeshëm së ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Prizren ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Tentim vrasje”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të pandehurit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se një (1) person i pandehur, është përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.
Me këtë rast janë sekuestruar:
⦁    Një (1) armë automatike, prodhim kinez (1954);
⦁    Dymbëdhjetë (12) copë fishekë të kalibrit 7.65;
⦁    Një (1) pushkë e improvizuar nga druri, në formë të pushkës automatike më ngjyrë të zezë; 
⦁    Gjashtë (6) gëzhoja të kalibrit 7.65.