Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar dhe ngrit 3 aktakuza kundër 4 personave

18.11.2021

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, janë paraqitur dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve. Prokuroria Themelore në Prizren, […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një të dyshuar dhe ngrit 3 aktakuza kundër 4 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, janë paraqitur dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Pengimi i pesonit zyrtar në kryerjen e deyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.