Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar si dhe kërkon caktimin e paraburgimit për 5 të tjerë

10.11.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 74 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 6 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 9 personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar si dhe kërkon caktimin e paraburgimit për 5 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 74 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 6 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 9 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit kundër 5 personave, në dy raste të ndara.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar, se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, për shkak të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikoptrope apo analoge”.

Po ashtu, nga ky departament është paraqitur edhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar. I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.