Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar për dhunë në familje

10.01.2023

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 8 persona dhe pranë gjykatave kompetente ka paraqitur 4 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 4 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar për dhunë në familje Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 8 persona dhe pranë gjykatave kompetente ka paraqitur 4 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 4 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, një të dyshuar, raporton SuharekaOnline.

‘Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.