Prokuroria e Prizrenit ndalon një person të dyshuar për dhunë në familje
- 01.12.2022

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 49 aktakuza kundër 49 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 22 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 5 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 7 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.
“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.