Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe kërkon paraburgimin e 5 tjerëve

18.07.2022

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) të dyshuarve, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar. […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe kërkon paraburgimin e 5 tjerëve Foto: Criminal in handcuffs

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) të dyshuarve, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të dyshuar për veprën penale “Grabitja”. 

Po ashtu, ky departament ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak , kundër një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.