Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe kërkon caktimin e paraburgimit për një tjetër

11.11.2022

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 48 aktakuza kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 14 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 6 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 6 personave, të dyshuar […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe kërkon caktimin e paraburgimit për një tjetër Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 48 aktakuza kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 14 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 6 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 6 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person, si dhe, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar, se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”.