Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për 4 të tjerë

28.12.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza kundër 75 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 11 persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona të dyshuar si dhe kërkon paraburgim për 4 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza kundër 75 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 11 persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe një kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak kundër katër personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak, kundër katër personave të dyshuar. 

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, më urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së. 

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Ngacmimi” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave,  për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) akakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) akakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” thuhet në njoftim.